POLITIKË /

"Në 11 Maj të korrim punën e 12 viteve", Balluku thirrje për pjesëmarrje në votime: Bëjeni për fëmijët!

Nga Fieri, qarku të cilin njëkohësisht ajo drejton, Balluku tha se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria me “autokombajnë” të korrë suksesin e punës që ka bërë në këto 12 vite.

Shkruar nga Versus

"Në 11 Maj të korrim punën e 12 viteve", Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u bëri thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje aktive për zgjedhjet e 11 majit.

Nga Fieri, qarku të cilin njëkohësisht ajo drejton, Balluku tha se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria me “autokombajnë” të korrë suksesin e punës që ka bërë në këto 12 vite.

“Zoti na ka dhënë dielli, na ka dhënë dy dete, na ka dhënë malet e larta nga Korabi e deri në Malin e  Gjerë.

Na ka dhënë fushat pjellore, kodrat, zemrën. Ne kemi dhe diçka, ne nuk kemi më kohë për të humbur, të rinjtë, të rejat, burrat, gratë, pensionistët të cilët e kanë mbështetur Ramën. Dhe në mandatin e katërt do të jenë ata fokusi ynë.

Shqiptarët e diasporës sot janë me kokën lart, sepse sot për Shqipërinë flitet për turizmin, ekonominë.

Duhet të shkojmë drejt kutive të votimit, drejt të ardhmes, për fëmijët tanë. Ne kemi lindur në zemër të Evropës, nuk kemi ardhur nga askund, kemi lindur këtu, prandaj ne duhet që të të certifikohemi dhe të ulemi në atë tryezë.

Populli shqiptar ka bërë gjithë ato detyra, ndaj më 11 maj motra dhe vëllezër duhet të shkojmë të kutitë e votimit, që të korrim se çfarë kemi mbjellë.

Nuk do korrim me drapër, por me autokombajnë”, tha zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: