
Shteti shqiptar nuk mund të ndëhryjë për arrestimin e Arben Ahmetajt në kushtet kur Zvicra i ka pranuar aplikimin për azil politik. Kështu është shprehur deputeti socialist Arben Pëllumbi në “Top Story” ku u pyet mbi shfaqjen e Ahmetajt në dokumentarin e “Rai3” ku hidhte akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas Pëllumbit, akuzat e Ahmetajt nuk janë të vërteta dhe shtoi se gjithçka thuhet në dokumentarin e “Rai 3”, janë nisur për luftën politike në Itali.
"Për sa kohë ndodhet në një shtet demokratik ku ka kërkuar azil politik dhe vendi vet e ka nxjerrë në kërkim ndërkombëtar, veprojnë ligjet ndërkombëtare, nuk kemi më fuqi ne të veprojmë në një shtet tjetër.
Kjo është e mbyllur është kështu, dihet ku është, e kemi marrë vesh ku është, e kemi nxjerrë në kërkim ndërkombëtar, ai shteti atje ka pranuar aplikimin e tij për azil politik, të shikojmë si do të shkojë kjo çështje e gjithë kjo nisi për një luftë politike në Itali, ky ishte qëllimi i Rai 3, nuk ishte qëllimi i Rai 3 që të vinte në Shqipëri të thoshte italisht ato që i kemi thënë ne shqip prej vitesh”- u shpreh Pëllumbi ndër të tjera.
Prej korrikut të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj është në arrati për dosjen e inceneratorëve ku sipas SPAK, gjatë kohës që Ahmetaj ka qenë ministër vihen në dukje transaksione financiare me shit-blerje pasurish të patundshme të shtrira ndër vitave pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Versus.al







