
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se brenda vitit të ardhshëm, parashikohet që shërbimet e Kadastrës të ofrohen tërësisht online. Deri më tani, 10 shërbime të kadastrës ofrohen online.
Rama shkruan se pagesa për shërbimin mund të bëhet online në e-Albania me kartë banke duke garantuar sigurinë e informacionit për çdo qytetar.
"Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain, ndërkohë që tashmë përmes e-Albania mund të kryhen edhe pagesa online direkt nga karta bankare. Në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një Kadastër Dixhitale, duke rritur shpejtësinë, cilësinë dhe duke garantuar sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar”- shkruan Rama. Versus.al

