POLITIKË /

Në kërkim për milionat e tenderave të AKSHI-t, Berisha: Ergys Agasin e shtruan në dru para dy javësh

Berisha akuzoi strukturat shtetërore se nuk nxjerrin urdhër arrest ndërkombëtar pasi janë nën urdhrat e Agasit.

Shkruar nga Versus
Në kërkim për milionat e tenderave të AKSHI-t, Berisha:
Ergys Agasi, Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë gjatë konferencës për mediat sa i takon biznesmenit të shpallur në kërkim për miliona eurot e tenderave të AKSHI-t, Ergys Agasi.

Berisha tha se dy javë më parë, Agasi është dhunuar shumë keq dhe se aktualisht ndodhet në një spital privat. Ndërsa nënvizoi se shteti është në mbrojtje të tij dhe se nuk lëshohet mandat ndërkombëtar arresti.

“Por, po kaq është dosja e AKSHI-t. Dy javë më parë, Ergys Agasi e kanë rrahur shumë keq. E kanë shtruar në dru. Po, po. Sipas qytetarit dixhital, është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti.

Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Nuk ekziston! Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra, por këto janë zhvillimet për këtë prestanome të Edi Ramës, sepse në fakt Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi”- u shpreh Berisha. Versus.al

 

Poll