POLITIKË /

Në Kuvend betohen zëvendësit e Salianjit dhe Çyrbes, deputetët e PD përplasen me Gardën jashtë

Andrea Mano dhe Erjon Meka janë deputetët më të rinj të Kuvendit të cilët u betuan sot ndërkohë që jashtë sallës ka përplasje mes deputetëve demokratë dhe Gardës.

Shkruar nga Versus

Në Kuvend betohen zëvendësit e Salianjit dhe Çyrbes,

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar me kaosin e krijuar jashtë Kuvendit të Shqipërisë tashmë prej javësh që prej përjashtimit të plot 23 prej tyre.

Ata janë përplasur me gardën në tentativë për të hyrë në Kuvend duke argumentuar se nuk mund të përjashtohen kur në fakt janë zgjedhur me votë nga populli. Me në krye Nokën dhe Bardhin, deputetët e opozitës janë përpjekur të hyjnë në Kuvend.

Ndërkohë, në sallë ka vijuar seanca normalisht me betimin e deputetëve të rinj të cilët zëvendësojnë ata të cilët janë arrestuar më herët, Ervin Salianjin nga PD dhe Jurgis Çyrben nga PS.

Në Kuvend betohen zëvendësit e Salianjit dhe Çyrbes,
Andrea Mano betohet si deputet i PD
Në Kuvend betohen zëvendësit e Salianjit dhe Çyrbes,
Erjon Meka betohet si deputet i PS

Andrea Mano, pasues i listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Korçës është betuar duke marrë mandatin e lënë bosh nga Salianji ndërsa nga Erjon Meka zëvendëson mandatin e lënë bosh nga Jurgis Çyrbja i arrestuar nga SPAK nën akuzën e 3 veprave të rënda penale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: