POLITIKË /

Në Shqipëri nafta 218 lekë, Lapaj: Në Kosovë 160 l/litri, paguajnë vetëm 40 euro në vit taksë qarkullimi

Shkruar nga Versus

Në Shqipëri nafta 218 lekë, Lapaj: Në Kosovë 160

Çmimi i naftës në Shqipëri arriti sot në 218 lekë për litër pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Kreu i Lëvizjes ‘’Shqipëria Bëhet’’ ka publikuar një video në rrjetet sociale ku krahason çmimin e naftës në vendin tonë (rreth 2.1 euro) me atë në Kosovë 1.67 cent ose rreth 160 lekë për litër.

Lapaj shpjegon se Shqipëria e arsyeton çmimin e lartë me përfshirjen e taksës së qarkullimit, ndërsa në Kosovë kjo taksë arrin vetëm 40 euro në vit. Me anë të kësaj videoje, Lapaj synon të ngrejë vetëdijen për ndryshimet në politikën fiskale që po rëndojnë shqiptarët e Shqipërisë dhe çmimet e karburantit mes dy vendeve.

Për t’u theksuar është fakti se Kosova e merr karburantin në portin e Durrësit. Versus.al

Poll