POLITIKË /

Nesër protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, policia njofton për rrugët e bllokuara

Shkruar nga Versus
Nesër protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, policia
Foto nga një prej protestave të mëparshme

Policia e shtetit ka publikuar masat e ndërmarra lidhur me protestën që pritet të mbahet nesër nga opozita para godinës së bashkisë të Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo është protesta e 14-të e opozitës, ndërsa si çdo protestë tjetër, policia ka publikuar orarin dhe rrugët e bllokuara për mbarëvajtjen e tubimit.

“Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”- thuhet në njoftim.

Duke sjellë në vëmendje dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë në protestat e kaluara dhe hedhjen e bombave molotov, njoftimi bën thirrje për respektimin e rregullave të mbajtjes së tubimit paqësor.

Prej javësh tashmë, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike protestojnë poshtë bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut pas skandalit të bërë public në muajin prill ku u arrestuan disa drejtorë të bashkisë nën akuzën e përvetësimit të fondeve të tenderave publikë duke përdorur kompani të krijuara prej tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: