Taulant Balla, në fjalën e tij në takimin që u zhvillua me shqiptarët në Athinë, premtoi se qeveria "Rama" do të arrijë një marrëveshje me Greqinë për pensionet brenda mandatit të ardhshëm.
“Plot 65 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë europiane, për t’i dhënë mundësinë PS dhe Edi Ramës që më 11 maj jo vetëm të marrin mandatin për të qeverisur, por një shumicë për të çuar para reforma të rëndësishme. Nëse doni një qeveri në Shqipëri që të vijojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Edi Ramës. Marrëveshja për njohjen e pensioneve, siç mbyllëm 16 marrëveshje në 12 vite, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edhe me Greqinë", tha Balla.
Po ashtu Balla komentoi dhe marrëveshjet e demokratëve, në kohën kur ata ishin në pushtet.
"Bufi bëri vetëm 2 marrëveshje të tilla. Këtu sot me ne nuk kemi dallime, kemi socialistë dhe demokratë. Votimi më 11 maj duhet të jetë as majtas as djathtas, por në qendër. Votoni nr. 5 të tjerët nuk vlejnë fare as mos u hidhni sytë"








