POLITIKË /

Nga burgu në komision, Ilir Beqaj dëshmon sot para ish-kolegëve për 'Sterilizimin'

Në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi pritet të seancë e gjatë me dëshmi ku fillimisht do të pyetet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shkruar nga Versus
Nga burgu në komision, Ilir Beqaj dëshmon sot para ish-kolegëve
Momenti i arrestimit të Beqajt, muaj më parë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pritet të lërë sot qelinë e paraburgimit për t’u paraqitur për të dëshmuar në komisionin hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe “Check Up”.

Marrja në pyetje e tij nga ish-kolegët pritet të nisë në orën 10:00, pasi ish-ministri të mbërrijë nga burgu ku po qëndron si pasojë e masës së sigurisë të caktuar për abuzimet me fondet e “SASPAC”, agjencisë së menaxhimit të fondeve të huaja.

Ditën e djeshme, dëshmoi për rreth orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni i arrestuar që prej muajit gusht, i cili me kompaninë e tij ‘SanService’ fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. Ai mohoi njohjet personale të mëparshme me Ramën, Beqajn apo zëvendësin e tij, Klodian Rrjepajn.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Ortakët italianë nuk u paraqitën për të dëshmuar në mbledhjen e djeshme të komisionit duke pretenduar se kanë angazhime personale në Itali. Duke qenë se kjo ishte hera e tretë që italianët nuk paraqiteshin të dëshmonin, Vokshi u bëri thirrje organeve kompetente të policisë që të bëjnë të mundur shoqërimin e dëshmitarëve, pavarësisht se afati përfundimtar për mbylljen e komisionit, është e enjtja, data 14 nëntor. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: