POLITIKË /

Nga burgu, Salianji bën tjetër lëvizje, kërkesë në Gjykatën e Lartë: Pezulloni vendimin e Apelit (ARGUMENTET)

Në dokumentin 12 faqësh që mban datën e sotme, 10 tetor 2024, është bërë një analogji me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, ku sipas të akuzuarve, Kuvendi është treguar diskriminues, duke pasur një qasje ndryshe për deputetët e shumicës, krahasuar me ato të opozitës.

Shkruar nga Versus

Nga burgu, Salianji bën tjetër lëvizje, kërkesë në

Mbrojtja e ish-deputetit Ervin Salianji ka depozituar ditën e sotme një kërkesë për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi demokratin me 1 vit burg. Në dokumentin 12 faqësh që mban datën e sotme, 10 tetor 2024, është bërë një analogji me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, ku sipas të akuzuarve, Kuvendi është treguar diskriminues, duke pasur një qasje ndryshe për deputetët e shumicës, krahasuar me ato të opozitës.

Në dokument thuhet se ndonëse ka pasur një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese që u kërkon t’ua sjellin mandatin e Xhaçkës për të shqyrtuar nëse ka papajtueshmëri me Kushtetutën, me votat në Kuvend mazhoranca e ka shpërfillur, e ndërsa në rastin e Salianjit, vetëm nëpërmjet leximit të dispozitivit të vendimit të gjykatës, (ende të pazbardhur) ka konstatuar përfundimin e mandatit të deputetit.

“Kjo qasje, tregon qartazi se ka një trajtim të pabarabartë në lidhje me mandatin e deputetëve në varësi të të qenit pjesës e pakicës ose shumicës parlamentare. Në rastin e deputetes Olta Xhaçka, deputete e shumicës parlamentare, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë refuzon ekzekutimin e dy vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që në rastin e kërkuesit Ervin Salianji, deputet i pakicës parlamentare, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (i paarsyetuar ende), Kuvendi i Shqipërisë, vetëm nëpërmjet leximit të dispozitivit të vendimit të gjykatës, ka konstatuar përfundimin e mandatit të deputetit. Për këtë arsye, ne i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë, që duke e trajtuar rastin e kërkuesit si specifikisht të veçantë, nisur nga fakti penal i cili i është atribuuar, humbja e eventualitetit të dënimit të tij me burgim, por dhe trajtimit të diferencuar që Kuvendi i Republikës Shqipërisë i bën çështjes së mandatit të deputetit në varësi të përkatësisë politike të tyre, të marrë masat për pezullimin e ekzekutimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në mënyrë që dënimi me burgim i deputetëve të opozitës mos të ketë efekt ndalues te axhendat politike denoncuese të opozitës, si gur themeli i demokracisë funksionale. Në lidhje me këtë pikë të fundit, theksojmë se, ndërsa mandati i Znj. Xhaçka u kërkua të ndërpritet për shkak të përfitimeve materiale të saj, në zbatim të nenit 70 § 3 të Kushtetutës, ndërsa Z. Salianji i ndërpritet automatikisht mandati për ushtrimin e një nga prerogativave më themelore të një deputeti në një demokraci parlamentare - lirinë e shprehjes”, thuhet në dokumentin.  

Në argumentimin e tyre, mbrojtja sjell një krahasim me një senator të Spanjës i cili u dënua për fyerje të qeverisë dhe aso kohe Gjykata vërejti se liria e shprehjes së deputetit që përfaqëson elektoratin nuk duhet të cënohet. Sipas tyre, e njëjta gjë duhet të kishte ndodhur edhe në rastin e Salianjit, pra do duhet të kishte pasur një shqyrtim më të detajuar të deklaratave të Salianjit nga Gjyakata dhe se Kuvendi nuk mund të merrte kurrsesi një vendim, pa u bërë kjo analizë.  

“Në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e lirisë së shprehjes për anëtarët e parlamentit, duke qenë fjalë politike par excellence. Në çështjen Castells kundër Spanjës (23 prill 1992, Seria A nr. 236), e cila kishte të bënte me dënimin e një senatori për fyerje të qeverisë në një artikull të shtypit, Gjykata u shpreh: “Ndërsa liria e shprehjes është e rëndësishme për të gjithë, është veçanërisht e rëndësishme për një përfaqësues të zGJDBEhur të popullit. Ai përfaqëson elektoratin e tij, tërheq vëmendjen për preokupimet e tyre dhe mbron interesat e tyre. Rrjedhimisht, ndërhyrjet në 2 Shih GJEDNJ, Karácsony dhe të tjerë k. Hungarisë, no. 42461/13 dhe 44357/13, [GC] 17/05/2016. 6 lirinë e shprehjes së një deputeti të opozitës... kërkojnë shqyrtimin më të afërt nga ana e Gjykatës.” (Po aty, § 42, dhe Piermont kundër Francës, 27 prill 1995, § 76 in fine, Seria A nr. 314.) Këto parime janë konfirmuar në një numër rastesh në lidhje me lirinë e shprehjes së anëtarëve të parlamenteve kombëtare ose rajonale”, vijon dokumenti.

Gjithashtu për të përforcuar argumentin se vendime të tilla “burg për shpifje” do të ndikonin që të stepnin deputetët që të ngrinin zërin për problematika të ndryshme apo denoncime për korrupsionet e qeverisë. Si referencë sjell rastin e dënimit të gazetës franceze “Le monde” e cila në një artikull të saj shkruante se Barcelona dhe Real Madrid kishin përdorur shërbimet e një nxitësi të një rrjeti dopingu në çiklizëm. Ato u dënuan nga Apeli me gjobë, por më pas Gjykata e Lartë e kishte rrëzuar duke sqaruar se “dënimet në fjalë kishin një efekt frenues në pjesëmarrjen e një gazetari dhe një organi të shtypit në diskutimin publik të subjekteve me interes për komunitetin, si për të penguar median në përmbushjen e detyrës së tyre të informimit dhe kontrollit. Kështu që njohja ose ekzekutimi i vendimeve të shpalljes së këtyre dënimeve ishte i papranueshëm për rendin publik kombëtar francez, pasi cenonte lirinë e shprehjes”.

Për rrjedhojë, pas sjelljes së disa shembujve të tillë. Mbrojtja kërkon pezullimin e dënimit me burg dhe heqja e mandatit të Salianjit të pezullohen, me qëllimin që të mos krijohet një efekt dekurajues të deputetët e tjerë  që kritikojnë apo kallëzojnë lidhje të një qeverie me veprimtari të paligjshme.

“Nga kjo vendimmarrje e fundit e GJDBE, është shumë e rëndësishme që të kuptohet thelbi i saj në lidhje me dy elementë, i pari me llojin e dënimit, që është financiar, dhe i dyti që ka të bëjë me kategorinë e çështjes objekt gjykimi – përdorimi i dopingut në sport. Ndërkohë në 12 rastin objekt kërkese, lloji i dënimit që ne kërkojmë të pezullohet është ai më i rëndi – me burgim, ndërsa kategoria e çështjes ka të bëjë me një denoncim publik të bërë nga një deputet i opozitës në lidhje me trafikimin e narkotikëve, lidhur kjo me kontekstin e kohës kur është bërë denoncimi (pas marrjes në hetim të një Ministri të Brendshëm pikërisht për kultivimin e narkotikëve gjerësisht në vend). Nuk është e vështirë të konkludohet se interesi publik në rastin Salianji, trafikimi i narkotikëve nga persona të lidhur me një ministër, është i një niveli sipëror në krahasim me përdorimin e dopingut në sport. Në qoftë se GJDBE vendosi të pezullojë një gjobë për të mos cenuar lirinë e shprehjes dhe për të mos krijuar efektin dekurajues dhe frikësues tek gazetarët, shumë herë më tepër, ky kriter duhet përdorur në rastin Salianji, dhe dënimi i tij me burg dhe mandati parlamentar të pezullohen në mënyrë që të mos krijohet efekt dekurajues dhe frikësues tek deputetët, por edhe tek gazetarët, që kritikojnë apo kallëzojnë lidhje të një qeverie me veprimtari të paligjshme. Për sa më sipër duket qartë që GJDBE, ka vendosur tashmë një standard të lartë për moscënimin e lirisë së shprehjes, standard ky që përfshin edhe dëmet financiare për çështje sportive që kanë interes publik. Rasti objekt shqyrtimi është i një niveli krejtësisht të pakrahasueshëm (përkeqësim standardi) pasi ka për objekt pezullimin e ekzekutimit me burgim të një deputeti të opozitës për denoncimin e një afere ku ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për trafikim narkotikësh, bazuar në një investigim gazetaresk”, përfundon dokumenti.

Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë. Me dënimin dhe arrestimin e Salianjit, nisi edhe përshkallëzimi i aksionit opozitar ku deri më tani opozita ka bojkotuar mbledhjet e komisioneve dhe ka shkaktuar përplasje në seancë plenare të Kuvendit duke e cilësuar dënimin e Salianjit si “politik”. Versus.al

Nga burgu, Salianji bën tjetër lëvizje, kërkesë në
Një pjesë e dokumentit dorëzuar në Gjykatën e Lartë
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: