POLITIKË /

Nga ish-banorja e BBVIP tek djali i Benet Becit, gazetarja nxjerr qokat e Spiropalit: Mbushi Kuvendin me miq, mln lekë rroga

Në postimin e bërë gazetarja Esiona Konomi ngre pikëpyetjet mbi funksionin që kishte ky staf që paguhej me miliona lekë nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

Nga ish-banorja e BBVIP tek djali i Benet Becit, gazetarja nxjerr qokat e

Gazetarja Esiona Ekonomi, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar sesi ish-kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila e mbajti këtë post për një vit, e kishte mbushur kabinetin me staf ‘qokash’ që ishin thjesht fiktivë si të punësuar.

Mes emrave që përmenden ishin edh eish-banorja e Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla e cila mbante postin e zëdhënëses së Spiropalit, analisti Lorenc Vangjeli si “ekspert i jashtëm”, djali i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci si këshilltar, ish-deputeti i PS në Vorë Sadi Vorpsi dhe shumë këshilltarë të tjerë.

Konomi bën me dije se kishte marrë informacion se Peleshi kishte urdhëruar shkarkimin me urgjencë të këtij stafi “qokash”.

Shkrimi i plotë i Esiona Konomit

Kabineti i qokave parlamentare

Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.

“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.

“Po e bën me urgjencë,”-tha.

Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.

Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:

Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:

• Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.

• Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.

• Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.

• Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.

• Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.

Evis Fico Shefe Kabineti

Zhaklina Gjolla Zëdhënëse

Boralda Lalollari Këshilltar

Glen Mebelli Këshilltar

Knut Frankestein Këshilltar

Kosta Barjaba Këshilltar

Ejona Isufaj Këshilltar

Edon Beci Këshilltar

Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm

Liridona Limani Këshilltar i jashtëm

Erisjan Bregu Sekretar

Danja Peza Sekretar

Miranda Lila Ekspert

Lidiana Dushku Ekspert

Sadi Vorpsi Ekspert

Megi Zonja Ekspert i jashtëm

Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm

2 pozicione ekspert vakant

Informacioni u grumbullua përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjia erdhi vetëm sot, pas ankesës tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

"Aktualisht ky Kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me Kabinetin e Kryetarit të ri të Kuvendit, z. Niko Peleshi"-më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkesë për informacion.

Pavarësisht se vetëm një vit qëndroi kryetare Kuvendit, Elisa Spiropali rezulton ta ketë mbushur kabinetin e saj me staf “qokash” të cilët nuk bënin asnjë punë, duke u zënë vendin të diplomuarve që presin hapjen e vendeve të reja në punës në institucione shtetërore të cilat mesa duket funksionojnë vetëm “me mik”. Versus.al

Poll