POLITIKË /

Nga ish-zyrtar i LSI dhe përplasjet me Ramën në kryebashkiak të Himarës, kush është Vangjel Tavo?

Tavo u rikthye në politikën aktive në mars të këtij vitit duke u emëruar prefekt i qarkut të Vlorës.

Shkruar nga Versus
Nga ish-zyrtar i LSI dhe përplasjet me Ramën në kryebashkiak
Vangjel Tavo dhe Edi Rama

Vangjel Tavo fituesi i zgjedhjeve për kryebashkiak në Himarë, ka qenë me herët zyrtar i LSI-së, duke mbajtur poste të rëndësishme ndër vite.

Fillimisht ai e nisi angazhimin e tij politik me Partinë Socialiste në vitin 1996 ndërsa u largua në vitin 2010 pas përplasjeve që pati me kryesocialistin Edi Rama. Pas largimit nga PS, Tavo u bashkua me LSI-në ku kryetar ishte Ilir Meta.

Për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër. Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe në këtë mënyrë vendosi të shkëputej përkohësisht nga politika aktive. Jo pak herë Tavo është shprehur kundër Ramës duke deklaruar se “Rilindja” si platformë e tij, nuk kishte asnjë lidhje me socialistët.

Por pavarëisht këtyre përplasjeve në distancë, Tavo këtë vit zgjodhi që rikthimin në sferën politike ta bënte pas ofertës që mori nga Rama fillimisht për të qenë prefekt i qarkut të Vlorës dhe më pas kandidat për bashkinë e Himarës ku edhe u shpall fitues ditën e sotme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: