POLITIKË /

''Nga tatimet tek arsimi e kultura', sot konferenca për hapjen e grupkapitullit të tretë të negociatave

Shkruar nga Versus

''Nga tatimet tek arsimi e kultura', sot konferenca për

Ditën e sotme në Bruksel mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për hapjen e grupkapitullit të tretë të negociatave ndërqeveritare për anëtarësim në BE me titull ‘Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse’’.

Këtë herë delegacioni shqiptar do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Kapitulli i tretë përfshin tetë fusha të qeverisjes:

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Sipas deklaratave të dhëna prej kryeministrit Edi Rama, qeveria ka për qëllim që deri në fund të këtij viti të happen edhe grupkapitujt e mbetur në mënyrë që objektivi të jetë përmbyllja e plotë e negociatave deri në vitin 2027. ditë më parë kur në Tiranë, zbarkuan liderët e shteteve evropiane, presidenti i Francës, Emanuel Macron shprehu mbështetje të plotë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE. Versus.al