POLITIKË /

Nis mblidhja e Asamblesë së PS/ Në fokus të takimit përgatitje për vendoret e 2027-ës dhe zgjedhjet brenda partisë

Në axhendën e takimit parashikohet një analizë e punës së Organizatave Socialiste në rang vendi, si dhe udhëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Shkruar nga Versus

Nis mblidhja e Asamblesë së PS/ Në fokus të takimit

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Durrës, ku në fokus janë analizat e brendshme dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.

Në axhendën e takimit parashikohet një analizë e punës së Organizatave Socialiste në rang vendi, si dhe udhëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë. Gjithashtu, do të bëhet një analizë e detajuar e performancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Një tjetër çështje kryesore është përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku strukturat e partisë do të marrin direktiva për organizimin dhe forcimin e punës në terren.

Po ashtu, pritet të miratohet edhe nisma për organizimin e partisë në diasporë. Sipas një projektvendimi, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në disa shtete ku jetojnë më shumë shqiptarë, përfshirë Italia, Greqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Afati i regjistrimit për emigrantët do të jetë nga 30 marsi deri më 30 shtator.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Durrës për zhvillimin e kësaj mbledhjeje, ndërsa në takim merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi./Versus.al

Poll