POLITIKË /

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj në zgjedhjet e 23 majit, vendos anëtarësia

Sa i takon deklaratës së Flamur Nokës i cili shprehej se Salianji nuk është më anëtar, ish-deputeti tha se kjo gjë nuk përcaktohej prej Nokës.

Shkruar nga Versus

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj në zgjedhjet e 23 majit, vendos

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të garojë përballë Sali Berishës në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të PD-së. Sipas Salianjit, nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por vetëm datë zgjedhjesh dhe shtoi se janë demokratët ata që do përcaktojnë se kush është shumica. 

“Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratiek në 23 maj.   Pavarësisht se kur ka zgjedhje, e dini që publikohen gjashtë muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh. Ajo që e përcakton dhe ndan se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët. Berisha në 2022 kur u rikthye, ka thënë do ta mundë Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me rradhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur”, tha Salianji.

I pyetur për deklaraten e Flamur Nokës, i cili e quajti të "vetë-përjashtuar", Salianji tha se nuk e merr seriozisht dhe se është anëtar i kryesisë së PD dhe mund të kandidojë normalisht.

“E merr seriozisht atë ti? Bëj pyetje serioze. Jam anëtar i kryesisë, “heroi” apo martiri i fjalës së lirë, për shkak të sakrificës, betejave. Do të ishte më e ndershme të thoshte, nuk do të ketë zgjedhje në PD, pasi kjo është parti monarkike. Nuk ma përcakton dot ai”, deklaroi Salianji në emisionin ''Të Paekspozuarit''. Versus.al

Poll