AKTUALITET /

Grabitësit thyejnë argjendarinë me kriko makine, por ia mbathin duarbosh! Pronari: E disata herë që ndodh

Pronari Lytfi Alia tha se më parë ishte tentuar 3 herë grabitja e argjendarisë, por autorët ende nuk ishin kapur.

Shkruar nga Versus
Grabitësit thyejnë argjendarinë me kriko makine, por ia mbathin
Foto nga vendngjarja

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Për rrjedhojë ka patur dëme materiale në biznes. Pronari i argjendarisë, Lytfi Alia ka treguar për mediat se kjo është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët.

Sipas tij, herëve të tjera që personat kanë hyrë kanë arritur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme nuk arritën të merrnin gjë sepse ra alarmi. Kamerat e sigurisë tregojnë tre persona që e hapin dyqanin me kriko makine.

''Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë radhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi, prandaj s'vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë, s'më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata janë me maska. Ishin 3 persona”, tha argjendari.

Ndërsa në herët e tjera që dyqani i tij është grabitur, pronari tregon se ka patur dëme që kapinin shifrën mbi 15 mijë euro, ndërsa policia po punon për të identifikuar personat që tentuan grabitjen. Versus.al

Poll