Ka nisur seanca e posaçme në Kuvend, ku pritet të votohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj.
Seanca ka nisur me debat, ku Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.
Gjithashtu Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Grupit të PD për seancë me debat 6 orë në lidhje me ndryshimet.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.
Nikolla: Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.
Bardhi: Si nuk të vjen turp?
Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon.







