POLITIKË /

Nisin punimet për Kampusin e Kolegjit të Evropës! Rama inspekton kantierin në qytetin Studenti

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.

Shkruar nga Versus
Nisin punimet për Kampusin e Kolegjit të Evropës! Rama inspekton
Manastirliu, Rama dhe Mogherini

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në kantierin e ndërtimeve që kanë nisur për Kampusin e Kolegjit të Europës në qytetin “Studenti”. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe rektoren e Kolegjit të Evropës Federica Mogherinin, Rama tha se nisja e punimeve u bë në një ditë simbolike dhe të shënuar për vendin.

“Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Praktikisht projekti është shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë. Përbëhet nga 4 godina, godina e librarisë dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët. Godina e dytë është ajo e klasave dhe ambienteve mësimore. Godina e tretë është ajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion të kolegjit dhe godina qendrore është ajo e një salle të madhe, e një aure të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”, - u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.

“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të  Kolegjit të Europës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti sepse do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këitj kampusi. Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, - u shpreh ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Kampusi parashikohet të jetë gati të presë një numër të shtuar studentësh pas përfundimit të tij.  Versus.al

Poll