POLITIKË /

'Njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE' Rama takohet në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos

Shkruar nga Versus
'Njohëse shumë e mirë e rrugës së
Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së Marta Kos

Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot takimet në Bruksel. 

Një ditë pas hapjes së grup-kapitujve të rinj me Bashkimin Europian në kuadër të integrimit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.

'Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030' shkruan Rama krahas fotos sw publikuar me Komisioneren e BE-sw.

Gjatë ditës së sotme, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu dhe ai i Jashtëm, Igli Hasani nënshkruan marrëveshjen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: