
Negociatat mes PD dhe partive të tjera aleate për të gjetur një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës janë ende në vijim.
Mbrëmjen e sotme Flamur Noka ka patur një diskutim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin për të arritur në një mirëkuptim mes tyre që Idrizi të jetë pjesë e koalicionit që do të mbështesë kandidatin e opozitës.
Si rezultat i këtij takimi, Idrizi ka mbështetur përpjekjen e PD për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme. Versus.al







