POLITIKË /

“Nuk e deshe ti se nuk vidhje dot”, Basha i përgjigjet Ramës për tramin: Kishe inceneratorin prioritet Rame

Shkruar nga Versus
“Nuk e deshe ti se nuk vidhje dot”, Basha i përgjigjet
Basha me një prej përfaqësuesve të Demokratëve Euroatlantikë në Athinë

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha vijon me videot e shkurtra në të cilat i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mënyrë të foluri shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar më parë.

Këtë herë, nga Athina ku ndodhet lidhur me një takim të partisë Demokratët Euroatlantikë, Basha iu përgjigj Ramës mbi komentet e bëra mbi ndërtimin e Tramit. Sipas Bashës, propozimi i tij nuk mori mbështetjen nga qeveria, për shkak se e kishin të pamundur të vidhnin fondet.

“O Rame, nga Athina Rame pyesin ku i ke shokët. Ti merresh me Tramin, po Tramin nuk e deshe ti mer Rame se nuk vidhje dot. Se ishte Franca mbrapa dhe i Holande se nuk e kishte prioritet, se kishte inceneratorin me Lali Erin mer Rame me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erin sot mer Rame? Çfarë ka ndonjë të re nga Durrësi? 7x7 bëjnë 313 Rame”- shprehet Basha në video. Versus.al

Poll