POLITIKË /

“Tram në Vlorë”, Rama i përgjigjet operatorit turistik dhe ironizon Bashën: Na duhet Luli, se e ka bërë një në Tiranë

Shkruar nga Versus

“Tram në Vlorë”, Rama i përgjigjet operatorit

Përveç prezantimit të kandidatëve për deputëtë të PS në Vlorë, Rama zhvilloi një takim edhe me operatorët turistikë të qarkut. Teksa tha se do të ketë një infrastrukturë më të gjerë në vijën bregdetare për parkime, kryeministri u ndal tek kërkesa e një prej operatorëve për të pasur një tram në Vlorë.

Në komentin e dhënë, Rama nuk la pa ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha i cili vite më parë si kryebashkiak premtoi ndërtimin e një trami në Tiranë, gjë që nuk u realizua kurrë.

“E dyta është shumë e rëndësishme, se edhe unë të dëgjova me vëmendje, se ke edhe Vasilin këtu dhe Vasili ka shoqatën e tij. Unë të dëgjova me vëmendje. Duhet të biem dakord për një gjë: ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie”- tha Rama. Versus.al

Poll