POLITIKË /

Nuk janë as 55 deputetë, PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum! Demokratët: A je me të meta mendore?

Vijon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë nga ku kanë munguar shumica e deputetëve

Shkruar nga Versus
Nuk janë as 55 deputetë, PD kërkon ndërprerjen e
Spiropali dhe Bardhi

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione. Shkak është bërë kërkesa e demokratëve për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, që të ndërpresë seancën dhe ta fillojë atëhere kur të plotësohet korumi.  Deputeti i PD,  Flamur Noka tha se kjo seancë ka filluar me kundërshtim me rregulloren, pasi në sallë nuk janë mjaftueshëm deputetë për të vijuar këtë seancë gjë që është kundërshtuar nga kryeparlamentarja. 

Pjesë nga debati:

Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…

Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?

Noka: Ke 55-57 deputetë

Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën

Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..

Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës

Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend.  E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.

Nuk është e vërtetë ajo që thua se s'duhet kuorum për të vijuar. Ndërpriteni seancën. Nuk na detyron dot ne por detyro deputetët e shumicës se e ke për detyrë”, i tha Bardhi, teksa më tej Spiropali vijoi me seancën, ndërkohë që deputeti nga vendi i tij në sallë iu drejtua duke i thënë: “Je me të meta mendore apo çfarë”. Versus.al

Poll