POLITIKË /

“Nuk rrëzohet Rama me shëtitje”, Lapaj ironizon PD: Duhet protestë masive pa ndalim

Shkruar nga Versus

“Nuk rrëzohet Rama me shëtitje”, Lapaj ironizon PD: Duhet

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj u rikthye para kryeministrisë pas largimit të protestuesve të PD. Duke bërë thirrje që protesta të jetë masive dhe pa ndalim, Lapaj ironizoi edhe drejtuesit e PD duke thënë se nuk rrëzohet Rama me shëtitje apo tubim që zgjat dy orë.

Ai tha se kushti kryesor i bashkëpunimit me forcat e tjera opozitare është që ato të jenë të pranishme në shesh në protestë pa ndalim.

“Edi Rama na vjedh çdo minutë kështu që protesta duhet të jetë pa ndalim. Nuk rrëzohet Edi Rama me shëtitje, rrëzohet me protest masive këtu, as me 10 molotova, duhet qëndresë. Do qëndrojmë këtu derisa të kemi mundësi fizike, pastaj njerëzit e dinë vetë. kjo është betejë që nuk duhet të ndalet asnjë çast, nuk mjafton të vijmë 2 orë e të ikim. Kjo ndodh vetëm me qëndresë. Zoti Hasimja dhe një grup intelektualësh kanë kërkuar të bashkojnë opozitën, ne kemi kërkuar të qëndrohet në shesh 24 orë pa ndalim sepse nëse e keni seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie duhet të jemi këtu pa ndalim derisa ata të detyrohen të mos qeverisin më”- tha Lapaj. Versus.al

Poll