POLITIKË /

“O Gazo”/ Bardhi ironi me socialistët: Ti Elisa s’do jesh më kryetare, do të të zëvendësojë Zegjineja

Konferenca e Kryetarëve, e zhvilluar këtë të enjte në ambientet e Kuvendit, u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Shkruar nga Versus
“O Gazo”/ Bardhi ironi me socialistët: Ti Elisa s’do jesh
Gazment Bardhi dhe Zegjine Çaushi

Konferenca e Kryetarëve, e zhvilluar këtë të enjte në ambientet e Kuvendit, u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Gazment Bardhi nuk i ka kursyer edhe ironitë për herë të parë i është kthyer Zegjine Çaushit, videot e së cilës janë bërë virale në rrjet.

Në një moment, Bardhi i është kthyer kryeparlamentares Elisa Spiropali të cilës i tha se pozicioni i saj do të jetë i përkohshëm dhe do të zëvendësohet me Zegjinenë.

“E keni kthyer Kuvendin në pronë private. Keni organizuar një seancë turpi, pa çështje jashtë rendit të ditës, duke mos respektuar rregulloren,” tha Bardhi.

Në një moment, Bardhi iu drejtua me ironi Spiropalit, duke thënë se ajo rrezikon të zëvendësohet nga “Zegjine Balluku”, duke iu referuar fitores së kandidates Zegjine Çaushi në qarkun e Fierit.

Poll