
Me përplasje dhe ngritje zëri është mbajtur Konferenca e Kryetarëve mëngjesin e kësaj të enjteje pak para nisjes së seancës të parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit.
Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Shkak për këto debate është bërë rendi i ditës, ku Bardhi si përfaqësuesi i demokratëve kërkoi që gjatë seancës së kësaj të enjte përpos kalendarit të punimeve, të diskutohej edhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe për “farsën” dhe “vjedhjen” që u bë në këto zgjedhje, ashtu sikurse dhe demokratët pretendojnë.
Kërkesa e Bardhi u rrëzua ndërkohë që gjatë mbledhjes së sotme u irritua dhe vijoi akuzat ndaj socialistëve të cilët sipas tij i kanë fituar zgjedhjet përmes kokave të krimiy.
Pjesë nga diskutimet në Konferencën e Kryetarëve:
Bardhi: Ju keni shkallmuar lirinë e zgjedhjeve dhe vini këtu dhe bëni sikur s'ka ndodhur asgjë. Nuk duam të jemi Rusia apo Serbia, por Gjermania e Franca. Ju keni shkelur rregulloren dhe nuk keni përfshirë çështje jashtë rendit të ditës. E hapët dhe e mbyllët Kuvendit kur iu deshi qejfi.
Spiropali: Unë përgjigjem kur të dua unë z. Bardhi. Fjalën e ka Balla.
Bardhi: Balla nuk është anëtar i Konferencës se Kryetarëve. Dua përgjigje nga ju, jo nga Qeveria.
Bardhi-Balles: Suel Çela e cakton? Troplinët e caktojnë? Ortakët e tu e caktojnë? Kam ngritur një çështje për Kuvendin, jo për qeverinë.
Bardhi-Ballës: Ushtar i Suel Çeles si ti nuk jam.
Bardhi-Spiropalit: Ty të shoqëronin në Vorë Xhabaftët. Ke ardhur nga strofkulla e Xhabaftëve. Shkove dhe u shoqërove nga banda e xhabaftëve. Ti si Kryetare e Kuvendit shkove i more në mbrojtje.
Spiropali: Shpifje e pastër. Unë nuk gënjej.
Spiropali: Do shihemi në Kuvendin e vjetër dhe të ri.
Bardhi: Ti s'do jesh më Kryetare Kuvendit, ta kane zënë vendin. Versus.al







