POLITIKË /

“O Lul kam nostalgji”, Rama e ironizoi, i përgjigjet Basha: Më mirë tortë për gëzim, apo kulla me paratë e krimit?

Basha në postimin e tij akuzon kreun e qeverisë se po lejon ndërtimin e kullave në Tiranë për të pastruar paratë e krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus
“O Lul kam nostalgji”, Rama e ironizoi, i përgjigjet Basha:
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha

Pak pasi kryeministri Edi Rama e përmendi në një komunikim që pati me qytetarët në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i deputetit Lulzim Basha.

Në një postim të bërë, ish-kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se po lejon ndërtimet e kullave në Tiranë për të pastruar paratë e krimit dhe theksoi se gjatë kohës kur ai drejtonte bashkinë e kryeqytetit, nuk kishte pasur projekte që pasuronin atë personalisht.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sipas Edi Ramës, kush nuk vjedh është i paaftë.

Nëse s’ke vjedhur, s’ke bërë asgjë sipas Ramës.

E vërteta është se, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur 5D, por ka nisur ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës.

Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.

Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.

Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta.

Kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin, për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, nuk e kupton se:

Është më mirë një tortë për gëzim, apo burg për t’i marrë pronën për kullat ku pastrohen paratë e krimit?

 Më mirë siguri përmes NATO-s, apo t’ia dorëzosh qeverinë krimit?

 Më mirë t’u japësh qytetarëve lëvizjen e lirë, apo t’i përzësh sepse nuk ia dalin të mbyllin muajin në Shqipëri?

 Më mirë t’u japësh rrugë me standarde europiane, apo t’i vjedhësh duke i detyruar të paguajnë taksën e korrupsionit?/ Versus.al

Poll