POLITIKË /

"O Sali mashtruesi", Berisha tha se ishte arratisur, Tom Doshi nxjerr foton: Jam në mes të Tiranës

Me foton e publikuar, Doshi rrëzoi pretendimin e Berishës i cili thoshte se kreu i PSD ishte arratisur në drejtim të paditur.

Shkruar nga Versus
"O Sali mashtruesi", Berisha tha se ishte arratisur, Tom Doshi nxjerr
Tom Doshi duke konsumuar kafe me djemtë dhe miqtë e tij

Kryetari i PSD, Tom Doshi i ka kthyer përgjigjie kryedemokratit Sali Berisha i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale pretendonte se Doshi ishte arratisur nga vendi pasi ndaj tij kishte urdhër arresti. 

Me një foto të publikuar krah dy djemve e miqve të tij, Tom Doshi shkruan se ndodhet në mes të Tiranës, ndërsa shton se Berisha shpif prej 20 vitesh për të. 

"O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!"- shkruan Doshi krahas fotos së publikuar. Versus.al

 

 

Poll