Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, duke kërkuar të shpallen të pavlefshme.
Kërkesa i është paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me argumentat që sipas tyre provojnë shkeljet e shumta gjatë procesit të votimit.
Ndër shkeljet që PD-ja përmend, është edhe ajo e pamundësisë së votimit të rreth 6000 banorëve, për shkak se u kishte skaduar karta e identitetit.
Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës i fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo me 58% të votave, kundrejt 41% që mori rivali i tij nga PD, Petro Gjikuria.
Dokumenta bashkëngjitur








