POLITIKË /

Opozita do të braktisë 50 mandatet e 11 Majit? Berisha: Vendimet do të merren në kohën e duhur!

Kreu i PD u shpreh se kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Shkruar nga Versus
Opozita do të braktisë 50 mandatet e 11 Majit? Berisha: Vendimet do
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit "Debat" , në A2CNN tha se nuk do t'i njohë zgjedhjet e 11 Majit dhe se do të krijohet një qeveri teknike falë revoltës që do të kenë shqiptarët.

I pyetur nëse do t'i braktisë 50 mandatet e 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimet do të merren në kohën e duhur. Kreu i PD u shpreh se kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara. 

Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët.”-shtoi Berisha./Versus.al

Poll