Në samitin e djeshëm të mbajtur në Davos të Zvicrës për firmosjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila pati edhe bashkëbisedim me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Osmani zbuloi në Top Story për çfarë kishte biseduar me Trumpin gjatë firmosjes së marrëveshjes për aderim.
Pjesë nga intervista:
Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?
Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.
Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?
Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.
Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?
Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë. Versus.al

