POLITIKË /

Pak ditë përpra zgjedhjeve, Berisha premton të falë gjobat dhe kamatëvonesat e energjisë dhe ujit: Do të kthejmë mbrapsht detyrimet dhe taksat

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi ndër të tjera se do të falë edhe gjobat e policëve bashkiakë.

Shkruar nga Versus

Pak ditë përpra zgjedhjeve, Berisha premton të falë gjobat

Në takimin e tij me qytetarët e Fushë-Krujës, kryedemokrati Sali Berisha, u zotua se me ardhjen e tij në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit, ai do të falë të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e KESH-it dhe ujit.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi ndër të tjera se do të falë edhe gjobat e policëve bashkiakë.

Sali Berisha: Qeveria shqiptare ka vendosur 100 ditët e para të firmosë listën e rimbursimit të barnave që rimburson qeveria italiane.
Nuk do të ketë më nevojë të kërkoni ilaçe tek njerëzit tuaj, jo dhe jo. Ilaçet do ti merrni falas me listë, sipas listës që i marrin italianët sot. Energjia zbret në 7 lek. Tarifat ujit do të përgjysmohen.
Hiqen një seri taksash absurde, antikushtetuese, që këta grabitçarë kanë vendosur mbi ju.

Miq, unë jam këtu për tu dhënë fjalën se falen 100%, gjoba dhe kamat vonesat e IKMT-së për familjet. Falen dhe kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet dhe taksat e profesioneve të lira.

Tags:

berisha taksa

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: