Pas deklaratës të ashpër që bëri kur u pyet për urdhrin politik për të mos marrë pjesë në protestën në sheshin Skënderbej, deputeti i PD, Bujar Leskaj është shfaqur krah kolegëve socialistë duke provuar se nuk do t’ja dijë për urdhra.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë protestës, Bujar Leskaj u pyet për urdhrin që ka dhënë Sali Berisha për të mos marrë pjesë në tubim, por ai shkurtimisht tha: "Kujt po i rruhet për urdhëra".
Megjithatë, PD bëri një reagim së fundmi duke sqaruar se nuk kishte patur asnjë urdhër për të mos marrë pjesë në këtë protestë që u mbajt ditën e sotme. Leskaj shfaqet krah Manjës e Pjerin Ndreut të cilët janë të buzëqeshur. Versus.al







