Seanca e ditës së enjte në Kuvend u përfshi sërish nga debatet mes opozitës dhe mazhorancës duke nisur nga çështjet patriotike e duke vijuar më pas në akuzat për lidhje të qeverisë me krimin organizuar.
Mirëpo në mbyllje të seancës pati një përplasje të ashpër mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Bardhi iu drejtua Peleshit me fjalë të ashpra si: je i paaftë, i paburrë, as sa Nikolla nuk u bëtë! Për këtë u përjashtua nga seanca.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi sot socialistët kanë dorëzuar kërkesën për përjashtimin e Gazment Bardhit me 30 ditë nga seancat plenare për shkak të fyerjeve të tij drejt Peleshit. Versus.al







