Kreu i qeverisë, Edi Rama si zakonisht ka publikuar pamje nga shembjet që po bëhen në qytete të ndryshme të vendit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
Rama nënvizon sërish se nuk ka ndalim dhe se aksioni do të vijojë deri në fund.
“S’ka pushim jo, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund”- shkruan Rama në videon e publikuar.
Më herët në planin për rilindjen urbane, Rama deklaroi se do të ketë korrigjim të mureve rrethuese të banesave në çdo lagje të vendit. Versus.al







