Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka deklaruar në emisionin “Kjo javë” se është i bindur që pas zgjedhjeve të 11 majit, forca politike ku bën pjesë, do jetë në qeveri.
Ai tha se pavarësisht të gjithë furtunave, demokratët vetëm janë forcuar dhe partia tashmë është edhe më e fortë se më parë.
“Është për tu habitur sesi me këtë presion që përjetoi kjo forcë politike, u bë më e fortë se ç’ishte. Është një forcë që punon për njerëzit e lirë. Pas shiut të madh, e shikoj tani në fazën me diell. Besoj pas 2 muajsh është në qeveri”- tha Alizoti.
Sa i takon Berishës, Alizoni u shpreh se “non-grata” ndaj tij nuk është më e vlefshme dhe se kryedemokrati mund të udhëtojë kudo.
“Non grata ka rënë. Sali Berisha shkon kudo. Berisha bëri të pamundurën të mundur, ai u rikthye i fuqishëm”- shtoi deputeti. Versus.al








