POLITIKË /

Pas përplasjes me demokratët, gardisti merr në mbrojtje Taulant Ballën, Noka: Frikacaku 0900 ka thyer rekordin e pështirësisë

Masa mbrojtëse vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes Ballës dhe deputetëve të Partia Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas fjalëve të Ballës për deputeten Albana Vokshi, ku ai tha: “për ty kemi numrin 0900”.

Shkruar nga Versus

Pas përplasjes me demokratët, gardisti merr në mbrojtje Taulant

Ka nisur seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë, ku ka rënë në sy vendosja e një gardisti pranë tavolinës ku ulet kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla.

Masa mbrojtëse vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes Ballës dhe deputetëve të Partia Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas fjalëve të Ballës për deputeten Albana Vokshi, ku ai tha: “për ty kemi numrin 0900”.

Pas incidentit, Bardhi dhe Balliu u përjashtuan për 10 ditë nga punimet e Kuvendit nga Komisioni i Etikës.

Lidhur me këtë situatë, deputeti Flamur Noka reagoi duke i drejtuar pyetje kryetarit të Kuvendit për arsyen e vendosjes së gardistit pranë tavolinës së Ballës gjatë seancës. Në një postim në Facebook, Noka shkruan: “E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë ka thyer rekordin e përshtirësisë”.

Postimi i Flamur Nokës: 

Video: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll