POLITIKË /

Pas shkarkimit të Veliajt, Balluku merr drejtimin e fushatës zgjedhore në Tiranë

Shkruar nga Versus

Pas shkarkimit të Veliajt, Balluku merr drejtimin e fushatës zgjedhore

Pas suksesit të arritur me rezultatin e thellë në favor të PS për qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit, zv.kryeministres Belinda Balluku i është besuar këtë herë fushata për zgjedhjet e parakohshme të bashkisë Tiranë.

Pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi i Veliajt, Rama zhvilloi dje një mbledhje me stafin e bashkisë dhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani ku ishte e pranishme edhe kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu.

Ndërsa pak orë më pas Rama zhvilloi edhe një takim me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës për t’u kërkuar mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme. Në takim ai paralajmëroi se patronazhistët ishin gati për “hakmarrje” dhe se do të siguronin rezultate të thella fitoreje edhe në 5 bashkitë e tjera ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Versus.al

Poll