Live Updates /

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës: Shkarkimi i Veliajt, i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet, patronazhistët do hakmerren

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje me ministrat dhe deputetët e zgjedhur në Tiranë për t’u kërkuar që të nisin punën për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në bashki me shkarkimin e Erion Veliajt. *Ai e konsideroi shkarkimin e ish-krahut të djathtë të tij si një hap të domosdoshëm pasi kryeqyteti nuk mund të mbetej peng i një procesi që nuk i dihet sesa do të vazhdojë me Veliajn që mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. *Teksa renditi disa prej nevojave urgjente që ka kryeqyteti që prej transportit urban tek ndërtimi i çerdheve dhe vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama tha se këto vendim kërkojnë legjitimitet demokratik. *Në mbyllje të fjalës së tij nuk ngurroi as të ironizonte reagimet e opozitës mbi zhvillimet politike. Ndërsa paralajmëroi një “hakmarrje” të patronazhistëve në zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë dhe 5 bashki të tjera.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje me ministrat dhe deputetët e zgjedhur në Tiranë për t’u kërkuar që të nisin punën për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në bashki me shkarkimin e Erion Veliajt. *Ai e konsideroi shkarkimin e ish-krahut të djathtë të tij si një hap të domosdoshëm pasi kryeqyteti nuk mund të mbetej peng i një procesi që nuk i dihet sesa do të vazhdojë me Veliajn që mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. *Teksa renditi disa prej nevojave urgjente që ka kryeqyteti që prej transportit urban tek ndërtimi i çerdheve dhe vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike, Rama tha se këto vendim kërkojnë legjitimitet demokratik. *Në mbyllje të fjalës së tij nuk ngurroi as të ironizonte reagimet e opozitës mbi zhvillimet politike. Ndërsa paralajmëroi një “hakmarrje” të patronazhistëve në zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë dhe 5 bashki të tjera.

4 Postime
2 DITE ME PARE

''Patronazhistët do hakmerren'', Rama i bindur për fitore në Tiranë e bashkitë e tjera: Do japin goditje dëshpëruese

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës: Shkarkimi i Veliajt, i

Me afrimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore, hyjnë në skenë edhe ata që njihen tashmë në opinionin publik si ‘’patronazhistët e PS’’, persona që patronojnë zona të caktuara duke i mbajtur në mbikëqyrje në kohë votimesh.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me ministrat dhe deputetët e Tiranës, Rama u shpreh i bindur se patronazhistët do të hakmerren për përqeshjet që u janë bërë socialistëve me rezultat fitimtar në Tiranë.

Rama shkoi më tej duke thënë se patronazhistët e bashkive të tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme, kanë përgatitur një fat edhe më të hidhur për PD-në dhe opozitën.

‘’Patronazhistët mezi po presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës i cili do të pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, se nuk jemi ne që vendosim ditën e zgjedhjeve. Po flas për Tiranën se pastaj për Matin, apo Vlorën, apo Beratin nuk e di akoma se çfarë ka tjetër. Besoj se goditja e patronazhistëve të atjeshëm do jetë edhe më dëshpëruese se ata të Tiranës ku sidoqoftë prapë se prapë do të zhvillohet një garë si kudo sepse në fund të fundit ne për këtë punë jemi këtu, të fitojmë çdo garë që na del përpara me qetësinë më të madhe dhe bindjen se pavarësisht se jemi fitimtarë, jemi të tillë sepse zgjohemi më herët dhe flejmë më vonë sesa humbësit’’ u shpreh Rama i sigurt për fitoren edhe përse bashkitë prej kohësh kanë mbetur pa drejtues dhe disa prej tyre kanë probleme me drejtësinë. Versus.al

2 DITE ME PARE

‘’U ka rënë Diella në kokë’’, Rama për opozitën: Kur ta marrin veten, duhet të përballojnë fëmijët e saj

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës: Shkarkimi i Veliajt, i

Në takimin me ministrat dhe deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk la pa thumbuar edhe opozitën mbi reagimet lidhur me shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila sepse u filmua duke pirë cigare në një restorant.

Teksa tha se PD e ka gjithë vëmendjen tek Diella, Rama pretendoi se kur demokratët ta marrin veten, do duhet të përballojë edhe ato që i quajti ‘’fëmijët e Diellës’’. Ndërsa për shkarkimin e zv.ministrit, Rama e përshëndeti vendimin e marrë nga Albana Koçiu dhe tha se vendime të tilla duhet të jetë norma për të gjithë zyrtarët.

‘’U bë një llomotitje e madhe nga ata që u ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presim një kohë të gjatë për ta marrë veten dhe derisa të marrin veten do të duhet të përballojnë fëmijët e Diellrës. E përgojuan me shptotinë karakteristike të delirantit provincial shkarkimin që ministrja e brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndetësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigare i mbetur më kot në takatuken e jetës politike që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më’’- deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al

2 DITE ME PARE

Nga transporti urban tek ndërtimi i çerdheve, Rama rendit sfidat në Tiranë: Duhet urgjent udhëheqje e re

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës: Shkarkimi i Veliajt, i

Gjatë mbledhjes me deputetët e Tiranës dhe ministrat lidhur me përgatitjet për zgjedhje në kryeqytet, Rama foli edhe për sfidat të cilat struktura e re drejtuese duhet t’i përballë.

Duke e nisur nga lirimi i hapësirave publike e deri tek të prekurit e tërmetit të 2019-ës dhe ndërtimin e çerdheve, kreu i qeverisë tha se ka një nevojë urgjente për legjitimitet demokratik në ndërmarrjen e këtyre vendimeve.

‘’Qyetarët e Tiranës duan të shkojë deri në fund ajo që ka nisur me hapësirat publike, jo vetëm si çmontim i ngrehinave të kudondodhura që paskan qenë shumë më tepër nga çfarë na janë dukur. Do t’i largojmë nga çdo cep i Tiranës.

Ato duhet të kthehen në hapësira të gjelbërta jo thjesht të mbeten ashtu bosh pas heqjes së ngrehinave. Shqetësim tjetër që duhet adresuar është që kërkesa për kopshte e çerdhe publike rritet shumë më tepër sesa rritet oferta dhe është absolutisht e mundur. Do të përcaktojmë disa kritere për ata që do të ndërtojnë për kopshte dhe çerdhe, por ky aksion duhet drejtuar nga bashkia. Duhet përgatitur edhe terreni për çerdhet.

Gjithashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin urban për Tiranën e madhe jo vetëm bashkinë, ku ka problematika serioze për këtë punë. Problematike janë edhe situata të ndryshme në territorin e Tiranës me të prekurit nga tërmeti apo të tjerë që kanë pretendime që lidhen me regjistrimin si të tillë, apo kantiere që kërkojnë financime të reja.

Bashkia për hir të së vërtetës, nën drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të nënkryetarëve ka bërë gjithçka që ka mundur në kushtet e vështira në të cilat operon. Por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit, është çdo ditë e më urgjente. Mjafton të shohësh situatën me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët për të kuptuar që aty ka nevojë për legjitimitet demokratik’’- u shpreh kryeministri. Versus.al

2 DITE ME PARE

Shkarkimi i Veliajt, Rama: Hap i detyrueshëm, kryetari i lidhur duar e këmbë

Rama mbledh ministrat dhe deputetët e Tiranës: Shkarkimi i Veliajt, i

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur në kryeministri ministrat dhe deputetët e Tiranës pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai e konsideroi një hap të detyrueshëm shkarkimin e Veliajt i cili prej 10 shkurtit mbahet në paraburgim dhe po gjykohet për 5 vepra penale.

Nuk la pa thumbuar as opozitën për të cilën tha se nuk e mundi dot Veliajn në garë elektorale dhe tashmë mburret me një letër anonime që u bë shkak për burgosjen e ish-kryebashkiakut.

“Pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të padetyrueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë, të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqyteti.

Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetrarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votim program pasi ndalohet ta paraqesë me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe bërrylave, dhe as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë”, tha Rama. Versus.al

Poll