POLITIKË /

PD bllokoi foltoren, ndërpritet seanca në Kuvend

Shkruar nga Versus

PD bllokoi foltoren, ndërpritet seanca në Kuvend

Seanca në Kuvend u ndërpre për shkak të tensioneve të shkaktuara pas fjalës së Taulant Ballës i cili sulmoi Berishën dhe deputeten Jozefina Topalli.

Megjithatë, deputeti i PD, Bledi Himçi i cili kishte të drejtën e fjalës, zgjodhi që t’ja linte radhën Berishës në foltore. Por një gjë e tillë nuk u pranua nga nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu.

“Zoti Himçi uluni në vend pasi do detyrohem të dal në shkallën e tërheqjes së vëmendjes. A ka mundësi të uleni në vend që mos ta prishim seancën plenare?”- u shpreh ajo.

Në kushtet kur garda u mblodh në foltoren e Kuvendit dhe deputetët demokratë refuzuan të uleshin, Spahiu ndërpreu seancën për 5 minuta pushim. Versus.al

Poll