Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kandidatët e PS për deputet në qarkun e Durrësit. Teksa u përqendrua në retorikën e ndjekur ditët e fundit ku e konsideroi votën për PS si votë për anëtarësim në BE, Rama foli edhe për drejtësinë.
Ai tha se se anëtarësimi në BE është garancia se SPAK do vazhdojë të ekzistojë dhe se nuk do të shkrihet nëse PD vjen në pushtet.
“Këtë shpatën që dembabadem e ka pasur drejtësia, në Shqipëri e ka pasur qeveria. I dorëzuam shpatën drejtësisë pavarësisht kostove. Ne çarmatosëm veten dhe armatosëm një pushtet tjetër i cili e ka për detyrë të godasë edhe tek ne që ngrenë kokën tumore të korrupsionit.
Përse BE është e rëndësishme në këtë mes? Sepse pala tjetër thotë ne sa të marrim votën, do i marrim shpatën mbrapsht dhe do i presim kokën Altin Dumanit. Prandaj me anëtarësimin në BE garantojmë që kjo të mos kthehet më mbrapa”- tha Rama. Versus.al







