Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS pas mbledhjes së sotme ka vendosur me shumicë votash miratimin e tabelës zgjedhore për qarkun Vlorë dhe Berat.
KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-së e cila në ankimim kërkoi rinumërim të votave për qarkun Berat dhe Vlorë.
Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM.
Po ashtu u vendos edhe hapja dhe rinumërimi i votave të diasporës për Qarkun Durrës. /Versus.al/







