POLITIKË /

PD kërkoi ripërsëritjen e zgjedhjeve për Vlorën, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Shkruar nga Versus

PD kërkoi ripërsëritjen e zgjedhjeve për Vlorën,

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Vlorës. Pas këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e mandateve për deputetët të cilët kanë siguruar mandat në këtë qark. 

Më herët PD-së i janë rrëzuar kërkesat për ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, Beratit dhe Korçës. Ndërsa është pranuar rinumërimi i votave për partitë në Fier, Tiranë e Elbasan. Në Durrës rinumërimi do të bëhet vetëm për kandidatët.

Partia Demokratike ka pretenduar vazhdimisht për shkelje gjatë fushatës elektorale dhe gjatë procesit zgjedhor duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit si "farsë elektorale". Aktualisht në rinumërimin e kutive të Tiranës, PD mban vendin e parë për cota të pamerituara të cilat do t'i hiqen nga rezultati i numërimit të parë. Versus.al

Poll