POLITIKË /

PD kundërshton rezultatin në Fier: Blerje votash dhe presion mbi zgjedhësit

Në dokumentin e ankimimit, PD akuzon për një sërë shkeljesh të rënda zgjedhore që, sipas saj, kanë ndikuar në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Sipas demokratëve, funksionarë shtetërorë dhe individë të lidhur me Partinë Socialiste janë përfshirë në skema masive të blerjes së votës dhe intimidimit të votuesve.

Shkruar nga Versus

PD kundërshton rezultatin në Fier: Blerje votash dhe presion mbi

Partia Demokratike, në kuadër të koalicionit me Aleancën për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve , duke kundërshtuar çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit për Qarkun Fier nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në dokumentin e ankimimit, PD akuzon për një sërë shkeljesh të rënda zgjedhore që, sipas saj, kanë ndikuar në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Sipas demokratëve, funksionarë shtetërorë dhe individë të lidhur me Partinë Socialiste janë përfshirë në skema masive të blerjes së votës dhe intimidimit të votuesve.

“Janë dokumentuar raste ku individë me pozita publike kanë patrulluar zonat urbane dhe rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi qytetarë të ndryshëm, duke ndikuar në zgjedhjen e tyre për të votuar ose jo,” thuhet në ankim.

PD-ASHM denoncon gjithashtu përpjekjet për të penguar përfaqësuesit e saj nga pjesëmarrja në aktivitete elektorale gjatë fushatës në Qarkun e Fierit. Sipas ankimuesve, këto veprime kanë shkelur rëndë standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike kërkon nga KAS që të shqyrtojë provat e paraqitura dhe të marrë masa për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor në këtë qark, përfshirë mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve.

Aktualisht, KAS ka nisur shqyrtimin e disa ankimimeve të ngjashme në qarqe të tjera të vendit dhe pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për vlerësimin e ankesave dhe marrjen e vendimeve përfundimtare./Versus.al/

Poll