POLITIKË /

PD nis aksionin pas arrestimit të Salianjit, bojkot i të gjithave komisioneve parlamentare përveç njërit

Pasditen e sotme pritet të mbahet seanca plenare ku do lexohet nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali shkresa e gjykatës për dënimn e Salianjit.

Shkruar nga Versus

PD nis aksionin pas arrestimit të Salianjit, bojkot i të gjithave

Nga dita e sotme, Partia Demokratike i është rikthyer bojkotit të komisioneve parlamentare në vend, lëvizje e paralajmëruar që pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.

I vetmi komision parlamentar ku opozita do jetë e pranishme, do jetë vetëm ai për Çështjet Europiane, nga ku deputetja Jorida Tabaku si kryetare komisioni dhe kolegu i saj Edi Paloka do mbajnë deklaratë lidhur me arrestimin të cilin ata e konsiderojnë si politik dhe për këtë kanë nisur edhe një sërë aksionesh të tjera që pritet të kulmojnë më 7 tetor, ditën kur është thirrur protestë kombëtare.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar të PD, u bë thirrje nga kryedemokrati Sali Berisha për organizim dhe marrje masash deri në mosbindje civile gjë që sipas tij do të çojë në formimin e qeverisë teknike pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: