POLITIKË /

"PD zinxhir gabimesh", Fevziu: Berisha të mos kandidojë më, duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër

Shkruar nga Versus
"PD zinxhir gabimesh", Fevziu: Berisha të mos kandidojë
Blendi Fevziu, Sali Berisha

Gazetari Blendi Fevziu gjatë mbrëmjes së djeshme ka folur për situatën brenda opozitës në kohën kur qeveria po kalon një krizë për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të zbuluara. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Berisha nuk duhet të kandidojë si kryetar i PD, port ë mbajë një rol tjetër brenda partisë.

“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. E dyta opozita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje. E treta duhet të ketë hapa konkretë. E katërta sa është bindëse opozita në publik,” u shpreh Fevziu.

Sa i takon pyetjes nëse Berisha përbën pengesë për PD dhe opozitën, gazetari tha se përgjegjësia më e madhe bie mbi të, duke i përmendur më tej një sërë gabimesh.

“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër", shtoj më tej gazetari. Versus.al

Poll