POLITIKË /

Për herë të parë Inteligjenca Artificiale në fushatë, Vullnet Sinës i montojnë zërin e LaCivita-s, reagon PD: Video fake

Shkruar nga Versus
Për herë të parë Inteligjenca Artificiale në
Vullnet Sina,Chris LaCivita

Ngjashmëria mes kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Vullnet Sinajt dhe Chris LaCivita-s, ka prodhuar dhe videon e parë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në video e publikuar nga drejtuesi i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi në pamje dukje Sinaj por zëri ishte i arkitektit të fushatës zgjedhore  të Partisë Demokratike, LaCivita, i cili bën thirrje për të votuar socialistët.

Në video, "LaCivita" shprehet se ka ardhur në Shqipëri pasi ka marrë pagesa nga Berisha dhe Mediu, por ka gjetur një Shqipëri të zhvilluar dhe me shumë turistë.

"Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesë nga Berisha dhe Mediu. Po ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar. Ekonomia po rritet dhe po përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën,"-dëgjohet në videon  e prodhuar me IA.

Edhe pse dallohej qartë se videoja ishte një prodhim i Intelingja Artificiale, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka bërë një reagim zyrtar duke sqaruar se videoja është e fabrikuar nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata e zëdhënësit të fushatës së PD, Andi Mustafaj:

Jam këtu para jush si zëdhënësi i fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për t’ju komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita, mbi montazhin e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri Edi Rama, ku e krahasojnë atë me deputetin, Vullnet Sina.

Z. LaCivita deklaron se:

Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama.

Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.

Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.

Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: