POLITIKË /

Përbërja e komisionit për "Zgjedhoren", PS e PD me bashkëkryetarë, u lihet vend Lapajt e Qorit, por pa të drejtë vote

Më 30 tetor në seancën pleanare të Kuvendit, pritet të votohet ngritja e komisionit të posaçëm.

Shkruar nga Versus

Përbërja e komisionit për "Zgjedhoren", PS e PD me

Është zbardhur dokumenti zyrtar mbi përbërjen e komisionit të Reformës Zgjedhore që do të monitorohet edhe nga vëzhgues të OSBE-ODIHR, përfaqësues të BE dhe SHBA-ve. Komisioni do të ketë 2 bashkëkryetarë nga PS dhe PD, ndërsa është ngritur edhe një grup ekspertësh teknikë.

Në total do të ketë 16 anëtarë, prej të cilëve 7 do të jenë nga Partia Demokratike, përfshirë këtu 1 nga Partia Republikane dhe Partia e Lirisë dhe 7 të tjerë nga Partia Socialiste e cila i ka lënë një vend një deputeti të PSD-së së Tom Doshit.

Gjithashtu pjesë e komisionit do të jenë edhe dy partitë e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit, deputetët e të cilave do të knë të drejtën e propozimeve, por nuk do të kenë të drejtë vote.

Pritet që komisioni të votojë ngritjen e komisionit gjatë seancës plenare të 30 tetorit. Ndërsa bashkëkryetarë do jenë Oerd Bylykbashi e Damian Gjiknuri, komisioni do të ketë 9 muaj si afat pune. Versus.al

Poll