POLITIKË /

“Përdoret si material për të konfuzuar njerëzit”, Rama për vrasjen te Fan Noli: Jemi një prej vendeve më të sigurta

Shkruar nga Versus
“Përdoret si material për të konfuzuar
Kryeministri Edi Rama

Teksa ndodhej në një shkollë të Fierit në kuadër të konsultimeve mbi propozimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, kryeministri Edi Rama solli sërish në vëmendje ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra me thikë një 14 vjeçar.

Kreu i qeverisë tha se kjo ngjarje tronditëse po përdoret nga kundërshtarët politikë me qëllim që të nxisin idenë se Shqipëria është vend i pasigurt. Për ta hedhur poshtë këtë pretendim të fundit, Rama mori si shembull deklaratat e turistëve të cilët sipas tij shprehen se një prej arsyeve përse e pëlqejnë Shqipërinë, është siguria.

“Është një tragjedi, është marrë dhe vijon akoma përdoret si material, të gjejmë material për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik luftë për pushtet ose biznes mediatik, të krijoj audiencë sa më shumë, të mbledh sa më shumë njerëz duke treguar të rrëfej në mënyrë katastrofike që filmi të mbajë njerëzit pas ekranit, dalin bëjnë histori, gjatë këtyre ditëve është stimuluar ndjenjë e madhe pasigurie a thua se këtu në shkolla fëmijët shkojnë e s’dihet a s’kthehen, që nuk është rasti në aspektin e sigurisë, nëse dëgjoni të gjithë të huajt, apo shqiptarët Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin, një nga vendet më të sigurta, një nga arsyet kryesore pse turistët pëlqejnë Shqipërinë. Në Londër nuk ecet dot në rrugë nëse ke një orë me një vlerë të caktuar, nëse ke një çantë të shtrenjtë në krah”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll