
Sekretarja e parë e ambasadës britanike në Tiranë e cila është e dyta për nga rëndësia pas ambasadorit të Britanisë, ka zhvilluar sot një takim në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se të pranishëm në takim kanë qenë drejtuesja e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Ilda Zhulali dhe Ilir Alimehmeti.
Në detajet e dhëna, demokratët bënë me dije se kishin diskutuar me zyrtaren britanike kërkesën e tyre për një “qeveri kujdestare” para zgjedhjeve, njëjtë siç u veprua në Maqedoninë e Veriut.
“Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë, u takua në selinë e Partisë Demokratike me Drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe Drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.
Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025”, thuhet në deklaratë.
Duhet theksuar se ky është një takim i rëndësishëm për demokratët pas një periudhe të gjatë prej kur se përfaqësuesit ndërkombëtarë pothuajse kanë shkëputur totalisht marrëdhëniet me opozitën. Kujtojmë se Sali Berisha aktualisht është i shpallur non-grata në Britaninë e Madhe ashtu si në SHBA.
Pavarësisht se përfaqësia diplomatike e SHBA pati deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim me persona të shpallur non-grata, britanikët nuk kanë ngurruar të dërgojnë përfaqësuesen e tyre në takim me zy zyrtarë të PD-së që tashmë drejtohet nga Berisha. Versus.al








